spot_img

Deklaratatë e trajnerëve të skuadrave të Superligës pas ndeshjeve të sotme, i gjeni këtu

spot_img

Albi Mall Superliga sot regjistroi dy ndeshje të xhiros së dytë. Llapi – Trepça 89’ 2:2 dhe Drita – Dukagjini 1:1.

Më posht i gjeni deklaratatë e trajnerëve të këtyre skuadrave:

Tahir Batatina, Llapi

“Mendoj se realizuam gol në momentet më të mira, administruam ndeshjen, por nuk shënuam golat nga rastet tjera që i patëm. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Futbolli nuk përfundon me 1:0. Futbolli nuk përfundon në minutën e 50-të e as në minutën e 60-të. Gabimet na kushtuan. Ishim në vështirësi pas kartonit të kuq të Benjamin Eminit. Pranuam gola që nuk duhej të pranohen. Djemtë dhanë maksimumin. Lojtarët me eksperiencë duhet të jenë më të vëmendshëm para portës. Bëmë më të mirën dhe barazuam me një lojtar më pak. Patëm edhe një mundësi në fund, por kemi mundur edhe të pranonim gol në fund. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte ndeshje e mirë për tifozët. Dalja e Eminit na prishi planet taktike. Cilësia në Superligë është rritur dhe gabimet e vogla kushtojnë me pikë”.

Shpëtim Idrizi, Trepça 89’

“Është mëkat që humbëm dy pikë të tjera. Njësoj si në ndeshjen e parë ndaj Dritës. Jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e këtyre lojtarëve, por për fat të keq, largohemi me një pikë. Ky është futbolli. Presioni i Llapit e bëri të veten, por jam i kënaqur me lojtarët dhe me angazhimin e tyre. Nëse vazhdojmë në mënyrë të tillë do të kemi suksese. Jemi pa disfatë që nga muaji mars”.

Ardian Nuhiu, Drita

“Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Kemi krijuar shumë, kemi pasur shumë raste. Ishim agresiv duke mos e lejuar kundërshtarin të na rrezikojë në asnjë moment.
Është fillimi i kampionatit dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Djemtë dhanë maksimumin.
Mungonte finalizimi për ta rritur epërsinë. Megjithatë, nga ndeshja në ndeshje, skuadra do ta kap formën e vet”.

Armend Dallku, Dukagjini

“Në pjesën e parë nuk mundëm të dilnim në lojën tonë. Rregulluam më shumë në pjesën e dytë sepse kishim telashe në mesfushë. Lojtarët kundërshtarë na shkaktuan probleme në disa momente, ndërsa pranuam gol që nuk duhet pranuar.
Po shihet që ndryshimet janë evidente. Ne çdoherë në stërvitje tentojmë të përmirësojmë diçka, por ndryshimet duan kohë. Në çdo lojë, Dukagjini luan për rezultat maksimal, pavarësisht kundërshtarit. Shpresojmë që të këndellemi sa më shpejtë e të mos e kemi ngërçin e rezultateve. Edhe fusha na e bëri më të vështirë për shkak të shiut të madh”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img