Ishte prestigjiozja New York Time që zbuloi dje skandalin e madh! Presidenti Trump sipas kësaj gazete ka të aktivizuar një llogari bankare në Kinë, madje i paguan ende taksa këtij shteti.
Ish-presidenti Barack Obama teksa mbajti fjalën e tij në podiumin e fushatës elektorale në mbështetje të mikut të tij Joe Biden dje, u tall me Donald Trump dhe gjithçka ai thotë për koronavirusin dhe fshehjen e marrëdhënieve të biznesit me Kinën.
“Ne e dimë që ai vazhdon të bëjë biznes me Kinën sepse ai ka një llogari bankare sekrete kineze. Si është e mundur”? Obama pyeti mbështetësit që ishin ftuar ta dëgjonin në një kompleks sportiv në Filadelfia.