spot_img

Dënohet me burg 20-vjeçari shqiptar / Shkaktoi aksident të shumëfishtë dhe i mori jetën një të moshuari

spot_img

Një tregtar i dënuar droge që vrau një shofer autobusi dhe plagosi 14 persona të tjerë në një aksident të shumëfishtë në Orpington, është dënuar me burg me shtatë vjet dhe tetë muaj. Viktima Kenneth Matcham, 60 vjeç, u godit nga makina e Dorjan Cera më 31 tetor të vitit të kaluar.

Nga përplasja autobusi humbi kontrollin dhe shkaktoi një aksident zinxhir. Cera, 20 vjeç, nuk kishte licencë në atë kohë, dhe po udhëtonte me një Skoda Octavia të zezë dhe ishte punësuar duke përdorur dokumente false.

Prokurori i çështjes Nathan Rasiah tha:

I pandehuri kaloi me makinën e tij me shpejtësi nëpër një kryqëzim me një rrugë kryesore dhe u përplas me një autobus. Përplasja e çoi autobusin në korsinë e gabuar, duke bërë që të përplaset me një autobus tjetër që udhëtonte në drejtim të kundërt. Z. Kenneth Matcham, shoferi i autobusit të parë, u nxor nga automjeti, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa disa pasagjerë pësuan lëndime të rënda.

Cera u shpall fajtor në qershor për vdekjen e Z. Matcham nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit. Makina e tij goditi edhe autobusin e dytë, ndërsa vetë u gjet në sediljen e shoferit nga një zjarrfikës. Pasi erdhi në vete ai u identifikua në mënyrë të rreme për oficerët e policisë, tha Z. Rasiah.

Pasi iu bë një test, ai rezultoi pozitiv për kokainë, por një test i mëpasshëm gjaku ishte negativ. Ai ishte dënuar me dy vjet burgim në shtator 2018 për posedim me qëllim të furnizimit të drogave të klasit A, ndërsa kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në moshën 15 vjeçare dhe kishte kërkuar azil, por pa sukses që nga ajo kohë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img