Deputeti i LDK-së sot gjatë gjithë ditës është treguar i ashpër me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili inicioi shkarkimin e nënkryetares së partisë, Vjosa Osmanit.
Përveç që e ka mbrojtur me ngulm Osmanin, ai ka thënë se nuk do ta pranojë atë vendim të KP të LDK-së.
Madje ai ka shpërndarë edhe një video, ku shihet diktatori Enver Hoxha, mbi të cilën ka shkruar se: “Xhaxhi Enver edhe kur paska diferencu se paku paska bërë debat me të akuzuarit”.