Fjolla Ujkani është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës.
Ajo është 22 vjeçare dhe vjen nga Vushtrria, dhe është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës është në pushime, edhe Fjolla po pushon, ku ka zgjedhur plazhin e Shëngjini në Shqipëri, konkretisht vendin e quajtur “Rana e Hedhun”.
Ajo ka publikuar fotografi nga atje, ku tregon se qëndron mirë edhe me linjat trupore.
“Shkretëtira e Arabisë jo, po Rëra e hedhur”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se Fjolla para se të bëhet deputete ka qenë e kyçur edhe më parë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë ku aty ka qenë më e votuar ndër gra e vajza.