Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Barcelonë pas largimit të tij eventual nga Manchester City, duke këmbëngulur se “dera është e mbyllur”.
Në vitin 2023, megjithatë, ai pretendoi se do të kthehej “falas”, por kjo nuk duket më kështu.
Guardiola u largua në vitin 2012 nga Barcelona, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
Ai zbarkoi në Bayern Munich, dhe më pas u nis për në Mançester, ku edhe qëndron. Ai ka qenë në krye që nga viti 2016, por më parë ka lënë të kuptohet se mund të largohet në vitin 2025.