Federata e Futbollit e Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë mund të sqarojë gjithçka derisa e gjithë vëmendja është te perballja Drita – Ballkani ku edhe për të përcaktohet emri i kampionit të ri.
kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuza të cilit ditë më parë UEFA ia besoi edhe ndarjen e drejtësisë në Kampionatin Evropian U19.
Një sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës, sfidë kjo që i besohet Dardan Çakës.
Më poshtë gjeni komplet delegimin për javën e 33-të.