Mërgimtarët janë duke pritur deri në katër orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 1000 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 15 minuta dhe kolona është 20 metra, raporton Klan Kosova.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë. Mërgimtarët janë duke pritur deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa për të hyrë ata po presin deri në 20 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.