Kryetari i shoqatës së hoteleve: Deri të premten nuk ka ma gjatë, unë do i hapi restorantet.
Estrada kosovare, bashkë me pronarët e restoranteve sot kanë protestuar duke shpehur pakënaqesinë e tyre për mos mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve për këtë vit.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë në konferencë për media nuk u prononcua se do lejoj mbajtjen e dasmave e gjithë kjo si shkak i përkeqësimit të situatës me, Covid-19-të.
Ministri, Armend Zemaj tha se duhet t’i kushtojmë më shumë kujdes situatës me Koronavirus dhe zbuloj manualin për mbrojtje që do shpërndahet. Ndërsa, sa i përket dasmave, Zemaj tha: ‘Ne do takohemi dhe do vendosim se bashku, kërkojmë mbajtjen e distancës ta ruajmë menaxhimin e situatës ta fusim në kontroll situatën dhe bashkarisht do marrim vendimin’.
Demolli u pyet: Pasi ministri,Armend Zemaj nuk tregoi ndonjë vendim që është marrë në konferencë për media cili do jetë hapi tjetër që do e merrni pas protestës?
‘Realisht deri të premten nuk ka ma gjatë, unë do i hapi restorantat e krejt ose do i mbylli me një fjalë krejt‘, tha kryetari i shoqatës.