Dan Bilzerian ka përfunduar librin e tij.
Mbreti i kënaqësisë Dan Blizerian ka njoftuar para pak orëve se ka përfunduar redaktimin e librit të tij të ri, dhe se do bëjë një festë të madhe për këtë, shkruan lajmi.net.
Ai madje ua ka mundësuar edhe ndjekësve të tij të jenë pjesë e festës me një numër të madh femrash, duke ndjekur hapat e rekomanduar.
“Sapo përfundova redaktimin e librit tim. Unë do të zgjedh dy prej jush që të merrni pjesë në festë dhe do ju jap nga 5 mijë dollarë, plus 1 mijë kopje të librit të nënshkruar. Thjesht klikoni në Linkun tim në Bio, është falas. Nuk janë gjepura”, shkruan ai.