spot_img

Dëshmitë e motrës dhe xhaxhait të Albertit në polici: E gjithë familja ishim në hall prej tij

spot_img

Pas vrasjes së Albert Krasniqit, për të cilën dyshohet babai i tij, Skender Krasniqi, Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht detaje të reja, të siguruara nga burimet.

Gazeta Sinjali ka mësuar edhe dëshmitë e anëtarëve të familjes Krasniqi, përfshirë motrën e viktimës Albert Krasniqi, si dhe xhaxhain e tij, që të dy emra të njohur për redaksinë.

Në vendin ku ndodhi vrasja me armë zjarri, në Prishtinë, Policia më të arritur në vendin e ngjarjes, ka biseduar me motrën e viktimës, e cila tashmë kishte arritur aty.

Nga raporti i zyrtarëve policorë, të cilin e ka siguruar Sinjali, zbulohet se motra e viktimës ka deklaruar se e tërë familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skender Krasniqit, se gjoja klienti i tij e ka vrarë të birin në mënyrë aksidentale.

“Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na maltretuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”. Kështu është deklaruar para zyrtarëve policorë motra e Albert Krasniqit, sipas raportit.

Një deklaratë tjetër, që vë në pah telashet brenda familjes Krasniqi, ua ka dhënë në vendin e ngjarjes Policisë edhe xhaxhai i viktimës.

“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë. Ai ka qenë duke përdorur drogë me të madhe, sa që nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë xhaxhai i Albert Krasniqit, sipas raportit.

Xhaxhai i viktimës ka deklaruar gjithashtu se Albert Krasniqi ka qenë i dhunshëm me tërë familjen.

Njëjtë sikurse xhaxhai, edhe motra e viktimës u ka thënë zyrtarëve policorë se vëllai i saj kishte qenë problematik, dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ajo po ashtu ka deklaruar se Albert Krasniqi çdo herë i kishte shkaktuar probleme familjes.

Por, ndryshe nga motra dhe xhaxhai i Albert Krasniqit, avokati mbrojtës i Skender Krasniqit, i cili ka pranuar ta ketë vrarë të birin e tij, është munduar të minimizojë problemet në familjen Krasniqi, duke hedhur poshtë mundësinë e një vrasjeje me paramendim.

“Vrasja ishte aksidentale”, është shprehur avokati Ramiz Krasniqi.

Skender Krasniqit, pasi është dërguar në stacion policor, i janë marrë mostrat e parafinës. Aty është bërë fotografimi i tij, dhe atij i është ofruar ndihmë mjekësore, thuhet në një raport policor.

Para zyrtarëve policorë aty, Skender Krasniqi, siç ka mësuar Sinjali, ka deklaruar se arma e zjarrit, revole, ka qenë e të birit të tij, Albert Krasniqi, me të cilin ai ka thënë se para vrasjes kishte pasur mosmarrëveshje dhe kontakt fizik në vendin ku ka ndodhur vrasja.

Menjëherë pas shkrepjes së armës, Skender Krasniqi e kishte thirrur Policinë. “Hajdeni se e kam vrarë djalin tim, Albertin”, kishte thënë ai.

Sipas raportit të hetuesit që ka pranuar thirrjen e Skender Krasniqit, ky i fundit ka thënë se pas përplasjes me Albert Krasniqin, ka arritur t’ia marrë të birit armën e zjarrit, por se nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas dhe as se si ka ardhur deri te shkrepja e armës.

Raporti thekson se në vendin e ngjarjes është parë viktima, Albert Krasniqi, i shtrirë në tokë, në shpinë. Nga ekzaminimi i jashtëm, në pjesën e përparme të gjoksit të Albert Krasniqit është parë një vrimë hyrëse, ndërsa në pjesën e prapme një vrimë dalëse, që dyshohet t’ia ketë shkaktuar plumbi i shkrepur, thuhet në raport.

Në stacionin policor ku është dërguar, Skender Krasniqi është marrë në pyetje në praninë e avokatit, dhe ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Viktima, Albert Krasniqi, ishte i njohur për Policinë e Kosovës, teksa kishte të kaluar kriminale. Ai madje ishte në kërkim nga Policia mbi dyshimet për dhunë në familje dhe sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas një dokumenti që ka siguruar Sinjali, Albert Krasniqi ishte i dyshuar për 19 vepra penale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img