spot_img

Detaje nga arrestimi i gjyqtarit dhe trajnerit për kurdisje të ndeshjeve

spot_img

Gjyqtari Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati, janë arrestuar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën dyshimin së kanë kurdisur ndeshje të basketbollit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, Mehmeti dyshohet se ka kurdisur ndeshje të Superligës së Kosovës, Ligës Unike dhe Ligës Ballkanike, dhe këto veprime ai dyshohet se i ka kryer në bashkëveprim me Rifatin.

Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“I dyshuari i parë (refer me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit.

“Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me refer dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit”.

Kush është gjyqtari Daut Mehmeti?

Mehmeti ka kohë që gjykon ndeshjet e elitës së basketbollit vendor, por që i njëjti kishte referuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Jo shumë kohë më parë, Mehmeti është dënuar përjetë nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA). Ai u dënua nën dyshimin se kishte kurdisur disa ndeshje, por siç u tha të Ligës Ballkanike.

Në lidhje me këtë kishte reaguar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, duke thënë se i njëjti nuk mund të gjykojë në ndeshjet e basketbollit vendor.

Por kush është Arbnor Rifati?

Ndërkohë, Rifati gjatë sezonit të kaluar ishte trajner i Ponte Prizrenit dhe shumë skuadrave të tjera të basketbollit. /Klankosova.tv.

NGJARJE TË TJERA

spot_img