Dosja penale kundër 8 të pandehurve mes tyre dhe Hermes Nikaj ose “Zogu i Tironës” dhe parukieres Anjeza Benës, ka shkuar për gjykim në gjykatën e Tiranës, dhe faktet e mbledhura nga prokuroria tregojnë qartë aktivitetin kriminal. Anjeza Bena së bashku me Hermes Nikaj, kishin organizuar këtë rrjet shfrytëzimi të vajzave, ku sipas prokurorisë Anjeza, fotot e vajzave i mbante në telefon dhe ja tregonte klientëve që siguronte.
Madje Bena, organizonte dhe udhëtimet eskortë të vajzave në Greqi, Maqedoni dhe deri në Stamboll, Turqi, ku vajzat mernin për këtë shërbim 500 euro. I tillë është rasti i vajzës A. S, e cila ka udhëtuar në Turqi me një biznesmen moblijesh në Fier, që identifikohet nga prokuroria me emrin Ismail.Z ose “Çesku”, ku së bashku, kanë qëndruar në hotel në Selanik dhe Turqi.
Kontaktet e para me biznesmenin Ismail. Z, janë marrë në tetor 2019 nga Anjeza Bena, e cila duke shfrytëzuar lidhjen e saj me një të dënuar për vrasje, G.Y ose (Xhixho) në Fier, ka rënë në kontakt me Ismailin, i cili do udhëtonte jashtë shtetit, dhe kërkonte një vajzë ta merrte me vete për qejf. Fillimisht “grepi” është hedhur tek vajza me emrin “Blerta”, por kjo e fundit nuk ka pranuar për tu bërë eskortë e Ismailit. Në vijim të bisedave të përgjuara nga prokuroria thuhet se në 27 tetor 2019 Anjeza Bena, komunikon me Ismailin, duke i pohuar se kishte një vajzë që quhej A.S., por ajo kërkonte 500 euro.
Në vijim Bena ka vijuar bisedat duke i treguar Ismailit se A.S., do vinte në Fier dhe më pas të shkonin së bashku në Stamboll dhe Selanik, ku do qëndronin tre ditë. Një ditë më pas në 28 tetor, Anjeza bisedon prapë me Ismailin, duke rakorduar orarin se kur do shkonte A.S në Fier. Dhe nga ana tjetër Anjeza bisedon me A.S., ku ajo i thotë vajzës:
”Kur të duash t’i, foli (Xhixho) G.Y, nuk do rroba i tha Xhixho. I tha në syrin tim se s’kena fol, do lek tha. Mirë tha. Po patjetër. Dhe i tha po të vij ky qorri. Qorri tha ta pëlqej… I tha kjo ti blej gjonat o lek dhe të meren vesh…”.
Më tej gjatë bisedës A.S. i thotë Anjezës: ”Ej pop se si tha…vetëm për 500 tha…? Dhe Anjeza i thotë A. :”…jo jo nuk do rroba i tha (Xhixho). Do pesëqindëshen, nuk do rroba i do lekë…”. Ndërsa vajza A, ia kthen :Çfarë tha…?, Anjeza: Po po tha….
Një ditë më vonë në datën 29 tetor, vajza A dhe Anjeza bisedojnë përsëri në telefon, ku Anjeza i thotë A, që t’i kërkojë atij Ismailit, që t’i blejë 200 euro rroba. Në bisedë e sipër, Anjeza i thotë A, që të sillet mirë me Ismailin, ndërsa vajza e pyet Anjezën nëse do të vijë ndonjë tjetër në hotel, apo do e mbajë gjithë natën vetëm Ismaili “Çesku”.
Ndërkohë Anjeza e këkshillon që nëse shkon person tjetër, ajo duhet të kapi menjëherë 500-shen në dorë. Vajza, i thotë nëse personi do i japë vërtët 500, dhe Anjeza i tregon se 500 dhe lekët e rrobave. Pas kësaj bisede, Anjeza bisedon në telefon me Ismailin, duke i pohuar këtij të fundit se me A.S, do të kënaqet pasi është si braziliane dhe A, e ka pasur kursante dhe e njeh.
Anjeza i thotë Ismailit se nuk duhet ta ketë merak A, pasi ajo është e pastër dhe nuk mban era djersë. Anjeza i krahason Ismailit, A, me një tjetër vjazë ku i thotë se:
”Është e pastër tamam si puna e saj…”, çka nënkupton se Ismaili ka shkuar dhe me vajza të tjera që i ka nxjerë Anjeza Bena. Dy ditë pas kësaj bisede, në 30 tetor 2019 Anjeza Bena bisedon me Ismailin, ku ky i fundit i thotë se ndodhen në doganën e Kakavijës dhe janë kënaqur shumë.
Ndërkohë në datën 2 nëntor 2019, Anjeza bisedon me A, ku kjo e fundit i tregon se si kishin kaluar me Ismailin, jashtë Shqipërisë. Gjatë bisedës A, i ka treguar se Ismaili i ka dhënë vetëm lekët dhe nuk kanë bërë fare shoping dhe nuk i ka blerë as parfumin e premtuar Anjezës. A, më tej i ka pohuar Anjezës se Ismaili i ka pohuar se po të shkonte me Gjergjin, një shokun e tij që ndodhej me ta së bashku në udhëtimin në Stamboll, Gjergji të blente një makinë.
Biznesmeni i mobiljeve në Fier, Ismaili, tre shokët e tij që kishte marrë me vete dhe vajza A, kanë shkuar në Selanik dhe Stamboll, ku A, ka qëndruar në një dhomë me Ismailin në hotel ndërsa tre personat e tjerë në dhomën tjetër. Ndërkohë 8 ditë pas kësaj ngjarje në 8 nëntor 2019, Anjeza Bena bisedon me vajzën A, të cilës i kërkon me urgjencë që të bëhet gati pasi është një rast urgjent, pasi djali kishte ardhur nga Kanadaja. Mes Anjezëz dhe vajzës zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Vajza: Çfarë po bën?
Anjeza: Tani unë mendova…për dy orë bëhesh dot gati, ti me u la me u kref.
Vajza: O zemra ime, unë s’jam bo gati fare
Anjeza: Në orën 8, darkën e hamë në orën 6
Vajza: O zemra po unë jam me atlete…shpirt
Anjeza: Pse me nuk u vishke dot ti, ti spo del për qejfin tim
Vajza: O Anjeza po ti pse ma le në minut të fundit?
Anjeza: O A…, në orën 6 të kam çuar foto Mandi Kanada shife orën
Vajza: Po pra po ky a e njoh unë se mos është noj nji që e njoh me tatuazhe
Anjeza: O k…ta njof e të them se njef
Vajza: O q… robt
Anjeza: Kanada mi, ka dy ditë që ka ardhur dhe ka shtëpinë e vetë tek liqeni ke T.M andej lart.
Vajza: E çfarë i the ti për fustanin
Anjeza: Po mirë pra se është shumë i respektueshëm se i kam çuar dhe herë tjetër p… unë këtij para dy viteve. Është super dhe më tha gjejm, të ikim të hamë një darkë…shpia ime se nuk është hoteleve, lokaleve, 2 orsh, merr taksinë ta sjell.
Vajza: Okej mirë hajde
Anjeza: Unë njoh p… e motrës, kam tre në linjë tani që më thonë Anjeza na gjej noj një.
Vajza: Mirë mirë okej hajde
Anjeza: …unë nuk rri…baxhella, k**va… merr noj njeri që tja vlejë mos merr
Vajza: Anjeza për nja 2-3 orë jam gati
Anjeza: Vij të marr unë
Vajza: Tek shtëpia pra, se kam bërë llafe me të shtëpisë.
Më pas mes vajzës dhe Anjezës është zhvilluar dhe një bisedë tjetër telefonike, ku Anjeza bisedon me nënën e vajzës, të cilën e bind që ta lëri të lirë, pasi vajza do të qëndronte në shtëpisë e saj atë natë dhe do darkonin së bashku. Por në fakt sipas provave të akuzës, vajza është dërguar në banesën e një emigranti që ishte kthyer nga Kanadaja. Të dy së bashku janë arrestuar nga policia brenda në banesë me rroba të hequra.