spot_img

Detaje nga ngjarja që tronditi Elbasanin ku u vra Pjerin Xhuvani, autori është një ish efektiv i RENEA-s

spot_img

(E plotësuar 16:47) -Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.

Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS.

Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

anë plagosur:

Emiljan Prenga, 39 vjeç

Pavlo Vuksani, 50 vjeç

Eltjon Bodinaku, 32 vjeç

Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani

Policia e Elbasanit jep të dhënat e para: Pati një konflikt me armë dhe u vra Pjerin Xhuvani

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posaçme ‘Shqiponjat’, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë së Krimeve Kundër Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Dalin fotot kur autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit me armën në dorë qëllon ndaj Pjerin Xhuvanit. Arbër Paplekaj ka qëlluar me armën e tij, duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanit, duke plagosur dy personal, si dhe një police që ndodhej rastësisht afër vendit të ngjarjes.

Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë. Ai ka qenë i efektiv i RENEA-s, me origjinë nga Tropoja.

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar nga vendngjarja Gazmend Bardhi i PD. Mësohet se ka nisur një debat për një makinë që po blinte vota me para dhe kjo mendohet se ka qenë edhe shkaku i ndonjë konlfikti që ka përfunduar me shkëmbim zjarri.

Autori ka zbritur nga furgoni me logon e PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të Xhuvanit.

Atentati dyshohet se ka qenë i mirëmenduar. Ka kamera dhe pritet të hapen këto kamera për të zbardhur ngjarjen. Katër persona kanë mbetur të plagosur. Në ditën e verës, PD akuzonte Pjerin Xhuvanin se bëri rrëmuja në Ditën e Verës, kur në Elbasan ishte Edi Rama.

Papleka është shoqëruesi i Bardhit, ai mësohet se ka disa persona ka qenë i angazhuar këto kohë duke i qëndruar pranë. Ngjarja e ndodhur në lagjen 5 Maji, një nga më të mëdhata e kësaj ngjarje.

Vrasja që tronditi Elbasanin, shoqërohet në polici Gazment Bardhi

Për ngjarjen në Elbasan mësohet se policia ka shoqëruar edhe edhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.

Sipas ABC NEWS, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Numri dy i PD-së, Bardhi pak pas vrasje është parë në vendin e krimit ndërkohë së bashku me të ka qenë edhe Luçiano Boçi.

Autori i ngjarjes është Arber Paplekaj një shoqërues i Bardhit, si bodigard i i tij në këtë periudhë zgjedhjesh.

Ai pikërisht ka zbritur nga furgoni i PD-së, ku ka zbrazur armën kallash në drejtim të Xhuvanit, duke e lënë në vend.

Vrasja në Elbasan, Meta: Policia palë mes grupeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin

Gjatë prononcimit për mediat ngaa Fieri, Presidenti Ilir Meta foli edhe për vrasjen e ditës së sotme në Elbasan.

Sipas kreut të shtetit, Elbasani dhe Durrësi janë dy qarqet më problematike sa i përket kriminalitetit, ndërsa shtoi se Prokuroria në Elbasan është e njëanshme, teksa i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt partiak.

“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjes së Shijakut dhe të Dibrës janë përsëri kandidatë. Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar i takojnë këtij qarku.

Prokuroria është tërësisht e njëanshme dhe po kështu kam kërkuar nga kreu i SHISH vëmendje të veçantë. Dihet që policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale por gjithmonë të lidhura me Taulantin. Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake.

Do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Dhe kaq sa kanë ndodhur janë cenuar mjaft. Të nisen të gjithë drejt 25 prillit, votat e tyre do numërohen pikë për pikë. Çdo njeri në administratë që përfshihet në krim zgjedhor, përjetësisht nuk do ketë më vend në administratën publike.

Nuk ka gjë më të shenjtë se vota e lirë dhe e barabartë. Administrata është aty për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Meta.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, një ish efektiv i RENEA-s, vetëdorëzohet

Ora News mëson se autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një ish polic i RENEA-s, i identifikuar si Arbër Paplekaj nga Tropoja I cili është vetëdorëzuar.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi sot rreth orës 14: 20 minuta në lagjen 5 Maj në Elbasan. Paplekaj kishte dy vite që ishte larguar nga policia. Ishte i angazhuar me Gazmend Bardhin gjatë fushatë elektorale. Eshte vetëdorëzuar dhe po jep deklaratat. Eshte shoqëruar edhe Gazmend Bardhi, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, pasi kreu krimin autori vodhi makinën një qytetari dhe u largua

Mësohet se autori i krimit është identifikuar por policia nukjep detaj por sqarojnë se autori është larguar me një makinë të një qytetari tjetër të cilin e ka vjedhur dhe e ka detyruar të zbresë nga makina dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ora News zbardh dinamikën e krimit në Elbasan

Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina I janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri tjetrin.

Xhuvani dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori I policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota.

***

Një person është vrarë në Elbasan.

Viktima është Pjerin Xhuvani ish anëtar i LSI ndërkohë së fundmi kishte kaluar me PS.

Ndërkohë janë edhe dy të plagosur, një prej tyre efektive policie,

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan.

Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Ndërkohë që nga ngjarja është plagosur dhe policja e cila ishte rastësisht në zonë.

Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës. Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

(14:52) – Ngjarja ka ndodhur në rrugicën mes dy pallateve. Policia ka bërë rrethimin e zonës.

Gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi informon se ka qenë dëshmitare e një shkëmbimi zjarri. Një person është shoqëruar.

Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14: 20 minuta.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno, informon se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një efektiv polici.

Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin.

Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna.

Burimet bënë me dije fillimisht për Faxweb.al se në vendin ku u vra Xhuvani ishte konstatuar një mjet që po shpërndante para, në kuadër të blerjes së votave për 25 Prillin.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie.

Pak minuta më parë ka ndodhur një vrasje në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Pjerin Xhuvani.

Ndërkohë, raportohet edhe për dy persona të plagosur.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img