Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel.
Në raportin e policisë thuhet se tre persona tashmë kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime, ndërsa njëri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Shtime / 12.05.2024-19:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se rasti duke u hetuar.