Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuare dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.