Peshkimi është një atraksion në vete. Ka shumë njerëz që gjejnë kënaqësi teksa dalin për të peshkuar ndonjë peshk, e të tjerë, këtë e bëjnë për përfitime ekonomike.
Mirëpo ajo që edhe me dispozita ligjore është e ndaluar, është peshkimi në kohën kur bëhet shumimi i peshqve, pra në muajt mars-maj.
E një gjë e tillë ka ndodhur këtyre ditëve në liqenin e Badovcit.
Milaim Vitia, sekretar i Shoqatës së Peshkatarëve “Krapi”, ka denoncuar në IndeksOnline një rast, ku tregon se si nga persona të pandërgjegjshëm po bëhet mbytja e peshqve në këtë kohë, kur ata dalin në breg të liqenit për t’i lëshuar vezët.
“Persona të tjerë që janë mësuar me rrjeta shkojnë i mbysin ata. Janë persona të pandërgjegjshëm”, tha Vitia.