Diellza Kolgeci, është emëruar drejtoreshë e klubit me traditë të volejbollit Prishtina Femrat.
Lajmi bëhet i ditur nga presidentja e klubit Ganimete Gërbovci.
Diellza Kolgeci si gjithmonë është marrë me sport, si fëmijë me skijim, pastaj me kick-box dhe tenis, tani është pjesë e KVF Prishtina F.
Me Diellza Kolgeci synohet një Prishtinë e fortë dhe ashtu si i ka hije klubit më të vjetër të sportit skofiar në kryeqytet në konkurrencën e femrave.
“Pas një takimi me znj. Diellza u arrit marrëveshja që ajo me marrë postin e drejtoreshës.
Klubi tani ka një emër tjetër, një fytyrë publike, një grua të fortë qysh është Diellza”, – thotë Gërbovci.
Diellza ka treguar arsyet pse e ka pranuar pozitën e drejtoreshës dhe çfarë do të synojë.
“Arsyeja e parë është që sportin e dua me shpirt.
Dhe se mendoj që gratë në përgjithësi duhet përkrahur njëra – tjetrën e në veçanti kur bëhet fjalë për gjëra që kanë të bëjnë me sportin dhe jetën e shëndetshme sepse këtu besoj unë se do të rrisim vetëdijesimin të vajzat tjera që të merren më shumë më sport nëse jo profesionalisht patjetër ta kenë pjesë të jetesës”, – thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Diellza gjithmonë ka qenë dhe është krah i fuqishëm i sportit përkatësisht në gjininë femërore.
“Ganimetja e gjeti kohën e duhur kur unë pata mundësin me e marr këtë post. Unë çdo herë e kam përkrahë sportin dhe kam organizuar gjëra që kanë të bëjnë direkt me sportin.
Klubi i volejbollit Prishtina është një ndër klubet me të vjetra si dhe ka shkollën profesionale ku punohet me fëmijë”, ka përfunduar Diellza.
Prishtina F është anëtare e Superligës B të Kosovës.