Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për gazetën Paparaci pas lajmit se është djegur vila e tij në Podujevë, derisa muaj më parë i ishte djegur vetura, foto nga titulli!
Ai ka thënë se vila është djegur komplet dhe se është rrugës bashkë me disa familjarë të tij.
“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bajqinovci për Paparacin.
Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen.
“Brenda nuk ka pasur asgjë veç një frigorifer”, ka thënë Bajqinovci.