Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur një delegacion nga futbolli arab.
Për 1 javë rresht, zyrtarët e Federatës Arabe të Futbollit kanë ofruar trajnime dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit “MyFFK”.
“Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë ekspertët nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri. Ata na ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit “MyFFK”.
Me këtë rast, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar gjatë puntorisë të mbajtur nga data 1 deri më 7 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfundoi me sukses faza e dytë e projektit për implementimin e sistemit digjital “MyFFK”.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit në vendin tonë”, shkruan Ademi në njoftim.