Ka disa javë prej kur Melinda Ademi ka qënduar larg rrjeteve sociale, kjo për shkak të humbjes së njeriut të dashur, nënës së saj.
Nëna e këngërtares së dashur ndërroi jetë në muajin mars, nga kanceri i gjirit e këngëtarja sigurisht e përjetoi rëndë,.
Reperja vendosi që pas 46 ditëve nga kjo humbje e madhe të rikthehet me një postim për ndjekësit e saj, me anë të të cilit falënderon të gjithë për përkrahjen e fjalët e mira që ka pranuar këtë periudhë të vështirë.
Postimi i plotë i Melindës:
“Përshëndetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe. Sot janë bërë 46 ditë që nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi të ua kthej secilit person, dua të iu falënderoj me gjithë zemrën të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhuruar me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që më keni dërguar.
Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do të vazhdojë me plot vullnet dhe u premtoj se do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.
Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa juve nuk do isha këtu dhe ju premtoj që nuk do të iu dëshpëroj në asnjë mënyrë.
Shihemi shumë shpejt”.