Muaji i shenjtë i Ramazanit tash e sa ditë ka nisur dhe nuk i ka mbetur edhe shumë.
Natyrisht se është paksa e vështirë regjimi i ushqimit, megjithatë në këtë muaj besimtarët e fesë islame i binden rregullave të fesë duke e agjëruar pasi janë të obliguar të gjithë ata që nuk kanë probleme shëndetësore, shkruan lajmi.net.
Përveç njerëzve të thjesht dhe praktikuesve të rregullt të fesë islame, muajin e shenjtë të Ramazanit e agjërojnë edhe fytyra publike.
Kur flasim për fytyra publike këtu bëjnë pjesë edhe artistët e estradës të cilët nuk janë edhe të pakët që i dedikohen plotësisht këtij muaji, në qoftë se jo me të gjitha rregullat, të paktën me agjërim.
Edhe pse me angazhime të shumta në karrierën e tyre profesionale ata kanë vendosur që t’i përkushtohen këtij muaji të shenjtë duke agjëruar.
Disa nga artistë të cilët po e agjërojnë këtë muaj janë: Mozzik, Getinjo, Gold AG, Fjolla Morina, Çiljeta Xhilaga, Fifi, Naser Rafuna dhe Sidrit Bejleri.