Klubi i futbollit Subareka ka publikuar një komunikatë për media ku bëhet i ditur vendimi dhe detajet për shkarkimin e trajnerit Granit Begolli.
Suhareka ka akuzuar trajnerin Begolli për sjellje josportive, çka thuhet të jetë edhe arsyeja kryesore për shkarkimin e tij.
Sipas Suharekës, Begolli është shkarkuar për shkak të ruajtjes së imazhit të klubit.
“Për klubin sa ka qenë brengosese rezultatet jo të kënaqshme, ka qenë shqetësuese edhe sjellja aspak sportive e kryetrajnerit Granit Begolli në ndeshjen FC ”Suhareka” – FC “Trepça 89”, sjellje të cilat nuk përkojnë me synimet dhe kërkesat e klubit për sjellje korrekte ndaj skuadrave rivale, ndaj zyrtarëve të ndeshjes përkatsisht gjyqtarëveë t hndesjes dhe në këtë drejtim z. Begolli jo vetëm që është dënuar nga organet e FFK-së por me këto sjellje gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes e ka dëmtuar imazhin e klubit që prej fillimit ka promovuar tolerancë e mirëkuptim ndaj të gjithë akterëve të lojës. Së këndejmi Bordi Ka vendosur që për ta ruajtur imazhin e klubit dhe me qëllim të mbrojtjes sëve interesa të klubit ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin me z. Granit Begollin në cilësinë e kryetrajnerit”, thuhet në komunikatë.
Suhareka që garon në Ligën e Parë ndodhet në pozitën e dytë në grup, me gjashtë pikë larg kreut të tabelës.