Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pësuar humbje në ndeshjet gjysmëfinale, por kanë mbetur në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë.
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian, duke u mposhtur në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson Levy.
Distria u mposht me ‘waza-ari’ në kohën shtesë për t’u eliminuar nga gara për medaljen e artë.
Njësoj ndodhi edhe me Nora Gjakovën, e cila u mposht në gjysmëfinale nga Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë.
Nora u mposht me ‘ippon’ nga kundërshtarja e tij.
Megjithatë, të dy xhudistet kosovare janë në garë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku Distria do të ndeshet me Kaja Kajzer, ndërsa Nora me Priscilla Gneto.