Me rastin pesëvjetorit e të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues ’Dita e Bekim Lumit’.
Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar për dy dekada, ishte një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën e 30-të korrikut të vitit 2018, kur ai vdiq.
Gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor.
Mes të tjerash ai ishte edhe studiues e krijues, duke zbërthyer aspektet konceptuale regjisoriale, në dhjetë shfaqjet e tij. Në ‘Dita e Bekim Lumit, do të flitet për estetikën e lojës, do të flitet dhe do të luhet muzika nga shfaqjet e tij.
‘Dita e Bekim Lumit’, në ditën e diel, 30 korrik, do të na bashkon kujtimi për Bekimin, në pesëvjetorin e vdekjes së tij, ashtu siç e kemi njohur të gjithë të dashur, të palodhshëm, përkushtues e aq krijues.