Ditë më parë iu vra djali 15 vjeçar derisa po kthehej nga shkolla. Shpejtim Buduri, babai i Lirim Budurit , nxënësit të vrarë në Prizren ka reaguar pas vdekjes së sotme të Albert Krasniqit.
Buduri tha se si duket lufta është kthyer prapë në Kosovë, teksa nuk kupton se çfarë po ndodhë.
Buduri u shpreh shumë i prekur nga vdekja e mikut të tij, Albert Krasniqit, teksa deri u lut që Zoti të ruaj këtë popull, transmeton lajmi.net.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi
Allahu në xhenet shoku im Albert krasniqi
Vërtet viti 2021shum vit i tronditur
Më duket se na u kthy lufta përsëri nkosov
O popull qpona ndodh kështu o Allah
Na ndalo kto vrasje o Allah na udhzo në Rrug të drejt e na largo nga kto vrasje !!!
O Zot na ruaj kët Popull o zot na ruaj evlad tan !