Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar është bërë e ditur se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreu i PDK’së, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë pretendohet se janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku ka bërë të ditur se po atë ditë kur është dorëzuar aktakuza për shqyrtim, ka qenë ditëlindja e 52-të e presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Në një shkrim në Twitter, Çollaku ka thënë se aktakuza është ngritur si një “dhuratë për ditëlindje”.
Çollaku ka thënë se një gjë e tillë tingëllon pothuajse e pabesueshme.
Wow, what a sophisticated coincidence! The indictment being filed as a “birthday gift”. Sounds almost unbelievable.
— Bekim Çollaku (@bcollaku1) June 26, 2020