Dj Sardi, kohët e fundit është përfolur për lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë që nuk preferon ta bëjë publike identitetin e saj.
Çifti ka udhëtuar drejt bregdetit këtë fundjave, nga ku nuk kanë munguar as fotot. Ai ka publikuar në “Instastory” një foto ku shihet së bashku me të dashurën dhe i ka vendosur dorën tek vithet e saj, pa i treguar fytyrën.
Kujtojmë se Sardi ka pranuar publikisht në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News se ai është drejt fejesës me vajzën në fjalë.