Jon Gjebrea, djali i Ardit Gjebreas, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, kjo falë dhe famës së babait të tij.
Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri, mirëpo duket se më vonë i dhanë fund, për arsye të cilat nuk dihen.
Mirëpo kohët e fundit në mediat po qarkullonte lajmi se Jon Gjerbrea ishte në një lidhje me modelen Vildane Zeneli.
Së fundmi ka qenë vetë Joni që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka mohuar katigorikisht këto thashetheme.
Joni u shpreh se me Vildanen janë miq për më shumë se 10 vite.
“Nuk kam folur, e nuk jam prenoncuar kurrë sa herë shkruhej për mua nëpër gazeta ose siç e quani ju “lajme rozë”. E shikoj të arsyeshme këtë here të shprehem sepse kohët e fundit në këto “lajmet rozë” flitet për lidhjen time me Vildane Zenelin. Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanën njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq.
Vizita ime në Neë York ka qenë për takime pune për ‘Noblecigars” dhe ashtu sic bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.
Ju lutem mos përhapni lajme të pavërteta dhe prishni reputacionin e shume njerëzve dhe familjeve të personave të përfshirë në trillimet tuaja. Nëse doni të dini sic janë gjërat, numri i telefonit në ditët e sotme është kollaj të gjehet. Mjafton të telefonini. Shpresoj ky vit tju gjej me më shumë dashuri”, shkruan Joni në poastimin e tij, që më pas e ka ndarë dhe modelja.