Vajzat e “Për’puthen” kanë qenë ndër personazhet publike më të komentuar, sidomos për ndryshimet në pamjen e tyre. Ndryshimet vijnë si rrjedhojë e perfeksionimit të grimit, ndryshimit të veshjeve apo qoftë këndit të fotos. Por, nuk kanë munguar as ndërhyrjet estetike.
Doktoresha Senera Hoxha tregon se çfarë kanë ndryshuar vajzat. Antonela është pacientja e saj dhe pa hezitim, Senera tregon se “Antonela ka bërë disa gjëra të vogla mirëmbajtëse, ri harmonizim të mollëzave, që profili i saj të dukej më bukur”.
Për Ledianën, thotë se “ka bërë mbushje te rrudhat midis hundës dhe gojës, mbushje të buzëve”. Ndërkohë, ndryshimin e flokëve të konkurrentes, me një model të ri me kaçurrela dhe ngjyrë më të hapur, e komenton si “pasiguri, nuk e di se çfarë i pëlqen Mevlanit, më duket si kopje e Antonelës”.
Sipas saj, Sindi ka ndryshuar vetëm mënyrën si ka bërë make up, ndërsa Melisa ka ndërhyrë në buzë.
Ndërsa Tea është vajza me ndryshimin më drastik. Senera thotë se ndërhyrja që ka bërë për dobësim ka ndikuar shumë, por, “duket që ka bërë ‘photoshop’ në fotot e fundit, pasi nuk mund të jetë aq e tonifikuar, pas atij ndryshimit të madh në peshë”.