Dogana e Kosovës konfiskon mbi 64 mijë litra “Coca-Cola” të falsifikuar me origjinë nga Iraku

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 64 mijë e 350 litra “Coca-Cola” me origjinë nga Iraku.

Sipas Doganës, kjo sasi e produktit dyshohet se është e falsifikuar.

“Gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku” – thuhet në njoftim.

Kjo sasi e konfiskuar e produktit “Coca-Cola” do të asgjësohet.

“Sipas dispozitave ligjore në fuqi, malli i falsifikuar nuk lejohet të dalë në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit” – thuhet tutje.

Sipas Doganës, mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Kosovës.

spot_img

NGJARJE TË TJERA