Futbollisti prishtinas, Donat Hasanj vazhdon të shkëlqej në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Hasanaj këtë vit ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të skuadrës të formuar së voni, FC Suhareka, shkruan Albanian News.
Kjo skuadër vetëm pas një viti u shpall kampion duke fituar të drejtën, që vitin e ardhshëm të garoi në Superligën e futbollit kosovar.
FC Suhareka siguroi titullin e më të mirit dy javë para përfundimit të garave. Verdhëezinjtë kishin arritur 17 fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje në kuadër të Grupit A në Ligën e Parë.
Trofeun e pranuan pas ndeshjes së javës 26-të, në një ndeshje të parendësishme për klasifim ndaj Trepçës (2:2). Në javën e fundit po ashtu sa për formalitet e mbyllin edicionin në përballjen me Istogun e rrezikuar me rënie!
Donati sikur e ka bërë specialitet futjen e skuadrave nga rangu i dytë në kategorinë superiore.
Përveç me Suharekën, ai më parë këtë sukses e kishte arritur edhe me tri skuadra tjera: KEK-un, Lirinë dhe Dukagjinin.
Madje me këtë të fundit përpak sa nuk e fitoi Kupën e Kosovës kur në finale pas goditjes së penalltive, Llapi kishte ngritur lartë trofeun!
Mbetët të shihet se edicionin e ardhshëm Hasanaj cilën skuadër do ta inkuadroi në elitë, apo do të mbetët pjesë e suharekasve, me të cilën skuadër ishte ndër vendimtarët dhe pjesë e rëndësishme në organikën e saj!