Dortmundi siguron çerekfinalen, kompletohen çiftet e Kampionatit Botëror për Klube
Borussia Dortmund ka siguruar biletën e fundit për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror për Klube, pas një fitoreje të vështirë ndaj skuadrës meksikane Monterrey me rezultat 2:1.
Heroi i ndeshjes për gjermanët ishte sulmuesi Serhou Guirassy, i cili realizoi dy gola të shpejtë në minutat 14 dhe 24. Monterrey reagoi në fillimin e pjesës së dytë përmes Berterame, i cili ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 48-të. Meksikanët tentuan barazimin, por Dortmundi menaxhoi mirë presionin dhe ruajti epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Dortmund cakton një përballje të madhe me Real Madridin në çerekfinale, ndërsa tashmë janë kompletuar të gjitha çiftet e kësaj faze.
Vëmendja më e madhe padyshim do të jetë tek superdueli evropian mes PSG-së dhe Bayernit, i cili do të zhvillohet të shtunën.
Kampionati Botëror për Klube do të ketë një pushim dy-ditor, ndërsa ndeshjet çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen ditën e premte dhe të shtunë.
Çiftet çerekfinale të Botërorit për Klube:
Fluminense – Al Hilal
Palmeiras – Chelsea
Paris Saint-Germain – Bayern Munich
Real Madrid – Borussia Dortmund