Sonte mbrëma (20:00), Kampioni i Kosovës Ballkani do të takohet me Kampionin e Lituanisë Zalgiris, ndeshje kjo e vlefshme për turin kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Dragusha për Albanian News, mendon se FC Ballkani është skuadër e organizuar, model evropian. “Edhe pse është hera e parë, që klubi i Ballkanit po luan në ndeshje evropiane, organizimi i mirë është model i klubit të organizuar”.
Ai më më pas potencoi: “Sonte pres të luajnë lojtarët dhe jo historia e klubeve, talenti i futbollistëve dhe taktika e trajnerit, i cili është me përvojë”.
Muja në fund vlerëson se mesfushori Qëndrim Zyba, do të shkëlqen në këtë përballje. “Mesfusha jonë është pika më e fortë ndaj lituanezëve.
Ekipi ka qenë i mirë por ardhja e lojtarëve të rinjë vetëm sa kanë përfocuar ekipin, derisa pres të shkëlqej Zyba”, përfundoi Dragusha, i cili për një edicion ishte pjesë e klubit, ndërkaq sot kryen punën e trajnerit dhe analistit.