Atletico Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Ata barazuan 2:2 me Bayer Leverkusenin, por fundi ishte më dramatiku ndonjëherë.
Gjyqtari e mbylli ndeshjen, por më pas u konsultua me VAR-in dhe u akordua penallti për Atletico Madridin. Megjithatë, as ajo nuk i kreu punë, pasi Carrasco dështoi të shënonte.
Kësisoj, Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me pesë pikë dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve.