Në orët e vona të mbrëmjes, vërshimet në Pejë kanë shkaktuar shumë dëmë, duke shkaktuar edhe viktima.
Drejtori i Emergjencave në Pejë, Gzim Gashi, ka thënë për Paparacin se deri tani kanë informata se një djalë 5 vjecar ka vdekur si pasojë e vërshimeve, kurse nëna e tij është duke u kërkuar nën rrënoja.
“Deri tash kemi informata se një fëmijë 5 vjec ka vdek, kurse nëna e tij është duke u kërkuar nën rrënoja, mirëpo nuk kemi të dhëna zyrtare. Po e presim policinë për me dal me informacione”, ka thënë Gashi për Paparacin.