spot_img

Drejtuesit e klubeve optimistë: Ditët në vijim pritet licencimi i FFK-së

spot_img

Rreth 30 klube nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë e Kosovës janë takuar të hënën për të diskutuar rreth mos licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, çështje kjo që po ua pamundëson atyre t’i gëzojnë benefitet financiare nga Ligji i Sponsorizimit.

Humbni 14 kg në 3 javë! Një studente nga Kosova e ka shpikur!
GoSlim

Armiku më i keq i mbipeshës. Lexoni para se ta heqin!
GoSlim
Nga takimi që zgjati një orë e gjysmë, përfaqësuesit e klubeve dolën me optimizëm se licencimi i FFK-së do të ndodhë së shpejti dhe se rreth kësaj çështje ata kanë diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodajn, i cili gjatë ditës kishte pasur një takim me zëvendësministren e Sportit, Daulina Osmani dhe kryesuesin e Komisionit të licencimit, Fidan Shatri.

Pas takimit në emër të klubeve para mediave foli përfaqësuesi i KF Trepça, Avni Haxhiu, i cili u shpreh optimist se licencimi i FFK-së do të ndodhë ditëve në vijim.

“Është premtuar që do ta kemi informatën me shkrim brenda dy ditësh, sot apo nesër. Ne po i presim ato vërejtje për t’i eliminuar dhe besoj që çështja e licencimit është çështje e ditëve në vijim”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se tashmë kanë informata se mbi 50 përqind e klubeve i kanë përmbushur kushtet, kriter ky i kërkuar nga MKRS-ja për licencimin e FFK-së.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, u tha se kjo federatë do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar klubet që t’i plotësojnë dokumentet e kërkuara nga MKRS-ja për licencimin e tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img