Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Antwerp, me rezultat 0:0, shkruan Albanian News.
Drita është duke i kryer në mënyrë të përkryer detyrat defansive por disa herë ka dal mirë edhe në sulm, madje Simonovski ia doli të rrezikoi seriozisht portën rivale kur doli përball portierit Butez, falë intervenimit të të cilit shpëtuan belgët.
Takimi është i vlefshëm për raundin e dytë të Conference League. Përballja e parë në Belgjikë po ashtu ka përfunduar pa gola. Skuadra, që shënon fitore sonte, kualifikohet në raundin e tretë.