Mediat më të madhe botërore kanë reaguar pas vendimit të UEFA-s për ta anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Lindfieldit.
Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium” nga ora 18:00 në pasditën e sotme dhe ishte e vlefshme për finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton “Zeri.info”.
Por, për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra kosovare, ndeshja është anuluar nga autoritetet zvicerane të shëndetësisë.
Mediumi i famshëm britanik “Mirror.co.uk” ka raportuar në lidhje me këtë çështje derisa ka shkruar:
“UEFA mund të konfirmojë se ndeshja e Ligës së Kampionëve është anuluar pas rasteve pozitive me koronavirus. Ndeshja mes Lindfieldit dhe Dritës e paraparë të luhej më 11 gusht. UEFA tani mund ta diskualifikojë Dritën nga garat”.
Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe “BBC”: “Ndeshja e Lindfieldit anulohet pas problemeve me COVID-19 te kundërshtari kosovar. Rregullorja e UEFA-s sygjeron se Drita mund të diskualifikohet nga garat”.
Nga ana tjetër, “Eurosport” ka shkruar: “Ndeshja e Dritës është anuluar pas rasteve pozitive me COVID-19”, derisa “MiddletownPress” shkruan:
“Rastet me koronavirus te klubi kosovar shtynë ndeshjen e Ligës së Kampionëve”.