spot_img

Drita dhe Gjilani ndajnë pikët, Prishtina triumfon ndaj Niklit

spot_img

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Gjilanit në derbin lokal në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Rasti i parë i takoi Dritës të cilët lëshuan një rast ideal për të kaluar në epërsi në minutën e 21-të përmes Kastriot Selmanit.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën eventualisht të shënojnë golin e epërsisë në minutën e 35-të me anë të Raddy Ovoukas i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Arb Manaj.

Kur po dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsi minimale të Dritës, mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat.

Për të barazuar rezultatin në 1-1 u përkujdes Armend Thaqi i cili në minutat shtesë të pjesës së parë u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë pati një dominim të lehtë të Dritës sa i përket rasteve të shënimit, por që rrjetat mbetën të paprekura.

Almir Ajzeraj në minutën e 52-të dhe Besnik Krasniqi në minutën e 73-të rrezikuan portën e Haxhihamzës, por pa sukses.

Pas javës së tetë, Drita numëron 13 pikë të fituara dhe mban pozitën e pestë në tabelë por me një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa Gjilani tashmë ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Për shkak të gjendjes së fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ky takim u zhvillua në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja skuadrat që po mbroheshin mirë dhe po prisnin ndonjë gabim eventual për të sulmuar.

Kryeqytetasit e gjetën golin e epërsisë pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ku autor i saj ishte Rigon Llugiqi që realizoi për 1-0 në minutën e 40-të.

Teksa po i afroheshim fundit të sfidës, Prishtina e gjeti edhe golin e dytë kësaj radhe me Ngattan i cili realizoi në debutimin e tij për rezultatin përfundimtar 2-0.

NGJARJE TË TJERA

spot_img