Janë përmbyllur takimet e fundit të javës së 15-të. Në Gjilan, Drita dhe Ballkani ashtu siç shkuan në pushim me shifrat e barabarta (1:1) e mbyllën edhe 90 minutëshin, vetëm se këtë radhë 2:2, shkruan Albanian News.
Besnik Krasniqi ia dha epësinë Dritës në minutën e 11-të nga pika e bardhë e penalltisë.
12 minuta më vonë, shifrat i barazoi Albin Berisha nga afërsia.
Edhe në gjysmëlojën e dytë, skuadrat shënuan nga një herë. Së pari Drita riktheu epërsinë, pas katër minutave me anë të Simonovskit që shënoi me kokë por më pas Rrahmani me supergol barazoi shifrat.
Në “Zahir Pajaziti, Llapi është befasuar nga Ferizaj. Skuadra musafire këtu e nisi pjesën e dytë me një gol dallim, pasi 45 minutatë e para u mbyllën 0:1. Derisa më pas shënoi edhe golin e dytë.
Llapjanët u ndalën me vetëm një Gol, duke pësuar skuadra e fundit në renditje.
Diferenca e pikëve mes Dritës e Ballanit mbetët e njëjtë, 4 pikë por që suharekasit kanë tri takime më pak.
Nga takimi tjetër, Ferizaj tani arrinë 12 pikë, në pozitën e fundit derisa Llapi me 16 pikë gjendet në pozitën e 6-të.