Drita e ka fituar derbin e javës 21 në ‘Albi Mall Superligë’
Skuadra gjilanase ka fituar me rezultat 1:0, përballë Kampionit aktual Ballkanit.
Golin e vetë në ndeshje e ka shënuar Juan Mesa në minutën e 65.
Sidoqoftë edhe pse ka pësuar humbje Kampioni Ballkani mbetet në vendin e parë në ‘Albi Mall Superligë’ me 44 pikë, katër më shumë se Drita e dyta dhe Llapi i treti, por skuadra nga Podujeva ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fitore ka shënuar edhe Malisheva e cila ka mposhtur Prishtinën në Lipjan, me rezultat 2:0.
Altin Aliu në minutën e 34 dhe Rilind Haziraj në minutën e 87, kanë realizuar golat për skuadrën e cila po drejtohet nga Qendrim Kida.
Pas kësaj fitore Malisheva forcon pozitën e katër me 35 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 30 pikë.
Në Drenas, Feronikeli 74 ka barazuar pa gola me Gjilanin.
Feronikeli 74 aktualisht renditet në pozitën e shtatë me 23, kurse Gjilani renditet i teti me 21 pikë./Albanian News