Drita është lidere e re e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Gjilani, fitoi derbin e javës së 12-të ndaj Suharekës, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 1-2.
Suhareka ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Mevlan Zekës, në minutën e 28-të.
Ibrahim Salifou barazoi shifrat në minutën e 44-të. Me barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Fitoren e ”Intelektualve” e vendosi goli i Albert Dabiqajt, në minutën e 66-të.
Kjo fitore e dërgon Dritën si lider e tabelës së Superligës me 21 pikë, dy më shumë se Ballkani që nesër luan ndja Feronikelit ’74.
Në anën tjetër, Ferizaji mbetet në zonën e rrezikshme, duke u renditur në vendin e tetë, me 14 pikë./IndeksOnline/