spot_img

Drita fiton derbin e Anamoravës

spot_img

Drita ka fituar derbin e qytetit të Gjilanit, duke triumfuar si mysafirë i Gjilanit me rezultat minimal 0-1.

Gjilani e nisi më mirë ndeshjen dhe rrezikuan të parët me mesfushorin boshnjak Heric qysh në minutën e parë, megjithatë goditja e tij u prit nga Florian Smakiqi.

Drita tentonte të merrte iniciativën, por luanin me mjaftë kujdes duke mos rrezikuar shumë.

Ishin sërish vendasit që krijuan një rast të mirë shënimi, kur Melos Bajrami tentoi të shënonte, por që edhe kësaj radhe goditja e tij u ndal nga Smakqiri.

Me rezultatin e pastër 0-0 u mbyllën 45 minutat e parë të derbit të Anamoravës.

Drita tregoi krejt fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke qenë më aktive në fazën ofensive.

Blend Baftiu goditi shtyllën në një rast të mirë që iu dha.

Derisa në minutën e 67-të u pa goli i parë në këtë sfidë, kur Muharrem Jashari asistoi për mrekulli te Blerim Krasniqi i cili nga afërsia realizoi bukur për 0-1.

Drita vazhdoi sulmet edhe pas golit të shënuar, duke rrezikuar me Baftiun e Besnik Krasniqin, por pa sukses.

Deri në fund më nuk pati gola dhe Drita arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme në këtë sfidë ku tani zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pa se Ballkani.

Ndërkohë Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan si mysafir i Dukagjinit, derisa Drita pret Malishevën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img