Nënkampionia e Kosovës pësuar disfatë në ndeshjen e parë kundër finlandezëve të Inter Turkut në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Drita është mundur 1:0 nga Inter Turku në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez Turku, shkruan Demokracia.com.
Niska ishte realizator i golit që vulosi epilogun e sfidës për Inter Turkun në minutën e 77-të. Dy minuta më herët Ilir Blakçori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë.
Pikërisht nga ajo pozitë ku Blakçori shkaktoi goditjen e lirë, Inter Turku gjeti golin.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Inter Turkut luhet në Prishtinë pas një jave.