Prishtina nuk njeh fitore në këtë start të kampionatit në elitën e futbollit. Skuadra e Ismet Munishit ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi, ndërsa këtë herë u mposht nga rivali i madh Drita.
Sfida u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe përfundoi me rezultat 1:2.
Drita me këtë fitore barazon pikët me Ballkanin që është në vendin e parë por ka një ndeshje më pak, derisa Prishtina e katërta me 27 pikë.
E Drita e mori përkohësisht primatin me pikë të njëjta me Ballkanin, i cili e ka një lojë më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Gjilani e shfrytëzoi këtë gabim të Bardhekaltërve për t’u shkëputur në pozitën e tretë.
“Skifterat” nga ana e tyre e mposhtën Drenicën në udhëtim me rezultat 2:1.
Golat për gjilanasit i shënuan Kelmendi dhe Zabërgja, kurse golin e pamjaftushëm për Kuqezinjtë e shënoi Dervishaj.
Drenica me këtë humbje mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.
Kurse, dueli mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll baras, 1:1.
Për vendësit shënoi Mustafa, kurse për ferizajasit rezultatin e barazoi Halili në minutat shtesë të pjesës së parë.
Këto dy skuadra vazhdojnë të mbesin në fund të tabelës.