spot_img

Drita me ‘çykë të zorit’ mund skuadrën e fundit, Feronikeli 74’

spot_img

Drita ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët arritën që të kalojnë në epërsi që në minutën e 10-të përmes Leart Zekollit i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Me epërsi minimale të Feronikelit ’74 u mbyllën 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.

Në pjesën e dytë Drita u fut me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke arritur që në fund të fitojnë pikët e plota.

Pas një iniciative që patën, vendasit arritën që të barazojnë rezultatin në minutën e 55-të përmes Rron Brojës i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Kastriot Selmanit.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit patën një mundësi të artë për ta përmbysur rezultatin kur fituan një penallti në minutën e 62-të.

Sidoqoftë, si rrallë herë nga pika e bardhë i pasaktë u tregua Besnik Krasniqi i cili gjuajti jashtë portës duke mos arritur t’i jap avantazhin ekipit të tij.

Teksa po dukej se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë doli Arb Manaj i cili pak çaste pa përfunduar ndeshja shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e 40 pikëve duke lënë pas vetes Ballkanin në pozitën e dytë me 33 sosh.

NGJARJE TË TJERA

spot_img