Drita edhe zyrtarisht e ka emëruar kryetrajner të skuadrës, trajnerin e kosovar Arsim Thaqin.
Thaqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me tre herë kampionët e Kosovës.
“Arsim Thaqi trajner i Dritës. Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Thaqi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli ditën e sotme, siç raportoi edhe Demokracia.com.
Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin e Prishtinën.