spot_img

Dua Lipa reagon publikisht për postimin “Autochthonous”, ja çka thotë!

spot_img

Ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është distancuar nga çdo përpjekje për t’i dhënë ngjyrim nacionalist postimit të saj ku ajo kishte publikuar një flamur në të cilën shihet shtrirja etnike e shqiptarëve, dhe ku shkruan “Autochthonous”.

24-vjeçarja e cila është lindur në Britaninë e Madhe por një kohë e ka kaluar në Kosovë, ka thënë se shkrimi i saj i mëparshëm asnjëherë nuk ka nënkuptuar nxitjen e urrejtjes dhe se është keqintepretuar me dashje nga disa grupe dhe individ që promovojnë ndarjen etnike.

“Postimi im i mëparshëm asnjëherë nuk ka nënkuptuar të nxisë urrejtje. Më bën të ndihem keq dhe nervoze që postimi im është keqintepretuar me dashje nga disa grupe dhe individ të cilët promovojnë ndarjen etnike, diçka që unë në plotni e refuzoi.”

Dua ka shtuar se sa herë që poston për Kosovën ndeshet me rezistencë të ashpër të atyre që nuk u pëlqen idea e kulturës autentike kosovare.

“Çkado që postoj për Kosovën, kohështrirja ime shpërthen, edhe nëse është për diçka të tillë si ushqimi apo muzika, dhe jam ndeshur me një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare,” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Lipa e cila e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe jo rrallëherë e ka dëshmuar se sa shumë e do Kosovën, ka shkruar se krejt çka do është ta shoh vendin e saj (Kosovën) të paraqitet në hartë.

Kjo deklaratë e Duas përkon me një peticion online në të cilin kërkohet që kompania amerikane “Apple Inc.” ta vendos në hartë Republikën e Kosovës, pasi kjo e fundit ende e paraqet si pjesë të Serbisë.

“Të gjithë meritojmë të jemi krenar me etninë tonë dhe me atë se prej nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të paraqitet në hartë dhe të jem në gjendje të flas me krenari e gëzim për prejardhjen time shqiptare dhe shtetin mëmë,” – vazhdon shkrimi i 24-vjeçares.

Vajza e rritur nga dy prindër shqiptar nga Kosova, ka inkurajuar të gjithë që ta mbrojnë trashëgiminë (e vendit) të tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njëri-tjetrit.

“Inkurajoi të gjithë që të mbrojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njëri-tjetrit. Paqe, dashuri e respekt për të gjithë – DUA,” – ka thënë Dua Lipa në reagimin e saj të cilin e ka publikuar në të gjitha rrjetet sociale ku ajo posedon llogari.

Imazhin me flamurin “Autochthonous” që Lipa e ka bërë publik dy ditë më parë (19 korrik 2020) fillimisht e kanë komentuar me të madhe në Serbi, ndërsa sot gjatë ditës për të kanë shkruar edhe mediat botërore, përfshirë BBC, DailyMail dhe The Sun.

Asaj i janë bashkuar edhe yjet e tjera, përfshirë këtu edhe Rita Ora, Era Istrefi e Dafina Zeqiri, Bebe Rexha e Ava Max./Objektiv/

NGJARJE TË TJERA

spot_img