spot_img

“Dua në grup Shqipërinë”, futbollistja e Zvicrës bën parashikimin ”bombë”: Ja pse do të ishte ndeshje speciale me ta

spot_img

Futbollistja e përfaqësueses së femrave të Zvicrës, Kumba Sou, ka bërë një parashikim rreth shortit të sotëm për EURO 2024, duke kërkuar që ekipi i meshkujve i cili gjendet në vazon e katërt, të “peshkojë” Shqipërinë në vazon e dytë.

Duke folur për “Blick”, ajo ka parashikuar një grup aspak të lehtë nëse goglat e shortit do të ishin të tilla, por që padyshim do të sillte ndeshje emocionuese për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ëndërron që përballë Zvicrës të vihen Franca, Shqipëria dhe Holanda.

“Mua më pëlqejnë lojtarët që ka Franca”, tha futbollistja. “Me Shqipërinë do të ishte një ndeshje entuziazmuese dhe e mirë, sidomos për faktin se shumë lojtarë kanë një lidhjë me këtë vend, gjë që padyshim do ta bënte shumë speciale.

Holanda do të ishte speciale për mua, pasi mamaja ime është holandeze. Por nëse bëhet kjo ndeshje, unë do të mbështet Zvicrën, sidomos për faktin se kushëriri im Xhibril Sou, mund të jetë në fushë. Gjithsesi, i uroj Holandës më të mirat”, tha ajo në parashikimin e saj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img